Për nder të festave të fundvitit, Fondacioni “Agim Lluka”, ka shpërndarë dhurata për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.
“Për nder të Festave të fundvitit “Fondacioni Agim Lluka” ka vendosur që sadopak t’i lumturoj banorët e “Shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë”, me disa dhurata simbolike për gjithsecilin prej tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, Fondacioni “Agim Lluka”, ua ka uruar vitin e ri 2023 të gjithë banorëve të shtëpisë së të moshuarve, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi.