Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e ri të Izraelit, Benjamin Netanyahut.
Rama uroi Netanyahun duke thënë që mençuria dhe përvoja e tij e madhe të shërbejë jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën.
“Urime Bibi Netanyahu në mandatin tuaj të ri si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën”, ka shkruar Rama në Twitter.
Rama i kërkoi Netanyahut që më në fund të mbaj premtimin për të vizituar Shqipërinë.
Congratulations Bibi @netanyahu on your new term as leader of Israel. I very much hope that your wisdom and great experience will serve as a big added value not only for Israel,but the Middle East and Europe too! I wish that you will finally keep the promise to visit Albania:-) pic.twitter.com/frx6XNPQYL
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022
Pas fitores së tij në zgjedhjet e 1 nëntorit , politikani veteran izraelit, Benjamin Netanyahu, i njohur joformalisht si “Bibi”, është betuar si kryeministër i vendit për mandatin e tij të gjashtë më 29 dhjetor.