Arrestohet në Rumani për çështje trafikimi influencuesi kontrovers, Andrew Tate

Prokurorët rumunë thanë të enjten se kanë arrestuar personalitetin përçarës të internetit dhe ish-kikboksierin profesionist Andrew Tate me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar

Andrew Tate në një video të postuar në Vimeo.

Influencuesi kontrovers i rrjeteve sociale dhe mizogjeni i vetë-përshkruar, Andrew Tate, është arrestuar në Rumani me akuza për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar, konfirmuan autoritetet.

Ish-kikboksieri dhe ylli i realitetit televiziv, i cili është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje, u arrestua së bashku me vëllain e tij dhe dy të dyshuar të tjerë.

Ata do të ndaloheshin për 24 orë, thanë prokurorët nga njësia kundër krimit të organizuar në një deklaratë pas bastisjes së pronave të tyre në Bukuresht, raporton The Guardian.

Vëllezërit Tate janë nën hetim penal që nga prilli. Ata nuk pranuan të komentojnë, por avokati i tyre ka konfirmuar se ata ishin arrestuar.

Andrew Tate dhe Tristan Tate shoqërohen nga oficerët e policisë jashtë selisë së Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Bukuresht (DIICOT) pasi u ndaluan për 24 orë, në Bukuresht, Rumani, 29 dhjetor 2022. Foto Reuters

Një zëdhënës i Tate, ka thënë se nuk mund të jepte ndonjë detaj në lidhje me raportet.

“Megjithatë, Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin më të madh për autoritetet rumune dhe gjithmonë do të ndihmojnë në çdo mënyrë që munden”, ka shtuar zëdhënësi i Tate.

Sipas një deklarate të përkthyer nga hetuesit, janë identifikuar gjashtë gra që dyshohet se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal.

“Katër të dyshuarit, duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto,” thanë prokurorët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika