Janë arrestuar tre burra dhe një grua kosovare pasi të njëjtit kanë penguar dhe njëherësh, sulmuar katër zyrtarë policorë, në Prizren.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se katër zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prizren 29.12.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit burra janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.