8 raste të raportuara të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Tetë të tilla janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës

Ilustrim

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, saktësisht, në Podujevë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Deçan dhe Gjakovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovën bën të ditur se në kryeqytet, në Prishtinë, janë raportuar tri raste të kësaj natyre, përgjatë së enjtes.

“Prishtinë 29.12.2022-12:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke e shqetësuar dhe duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raport.

Një tjetër rast ndodhi pasditen e së enjtes. Të dyshuarit mohuan se kanë sulmuar viktimën dhe të njëjtit, me urdhër të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 29.12.2022-18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pas një fjalosje me burrin e saj dhe më pas me vajzën e saj. Lidhur me rastin janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara të cilët gjatë intervistimit e kanë mohuar qe e kanë sulmuar viktimën, ndërsa e dyshuara e ka pranuar se ia ka dëmtuar telefonin viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti i tretë i raportuar në kryeqytet, sipas raportit, ndodhi të enjten. Ankuesja grua kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Prishtinë  29.12.2022-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, për shkak të një mosmarrëveshjeje i dyshuari bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, është informuar QPS-ja dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Një tjetër raportim për bashkëshortin është bërë nga një grua në Podujevë. E njëjta ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj.

“Podujevë 29.12.2022 – 14:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, raportohet se një burrë ka shkaktuar dhunë në familje në Prizren.

“Prizren 29.12.2022 – 10:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një grua në Suharekë ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti. E njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor.

“Suharekë  29.12.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Një tjetër sulm nga bashkëshorti është raportuar të ketë ndodhur edhe në Deçan. Krahas kësaj, viktima pretendon se është sulmuar edhe nga vëllai i tij, kunati i saj.

“Deçan 29.12.2022 – 10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari bashkëshorti është dërguar në mbajte”, thuhet në raport.

Një rast i kësaj natyre ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë.

“Gjakovë 29.12.2022 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se nën ndikim të medikamenteve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovarë. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të intervistohet”, thuhet në raport.

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika