“Poezia është art lëvizës që përballë njerëzit me vetën dhe si e tillë kërkon një gjuhë elitare, sublimon bashkë me poetin që është aty në prizmin e fjalës së tij. Fjala dëshiron përkujdesje, veshje figurative të ndjesive por edhe shpalosje deri në atë pikë sa krijon unitet mes tyre”, janë këto disa nga fjalët e një shkrimtareje të re por, që premton shumë për të ardhmen.
Diellza Berisha ka filluar të merret me shkrime letrare qysh para moshës 16-vjeçare, duke shkruar ese e tregime, ndërkaq më vonë edhe poezi dhe proza.
Por, libri i saj i parë erdhi në vitin paraprak dhe ishte botim i shtëpisë botuese “Dukagjini”
“Cikël vetëdyzimi” titullohet libri i Diellza Berishës, shkrimtares më të re, e cila me poezitë e saj ka arritur të zbërthejë lloje të ndryshme letrare.
Ishte ëndrra ajo që e shtyri Diellzën të thellohej në poezitë e saj dhe më pas ishte konkursi i hapur në librarinë “Dukagjini” ajo që i’a plotësoi Diellzës dëshirën e saj.
Falë poezive të saj të përzgjedhura nga redaktorët e shtëpisë botuese “Dukagjini”, libri “Cikël vetëdyzimi”, arriti të jetë fitues i konkursit dhe të publikohej falas në librari.
E lidhur me këtë vetë autorja e librit, Diellza Berisha, për Portalin Dukagjini, u shpreh se është falënderuese ndaj punës së librarisë “Dukagjini”, kjo për shkak se e ka motivuar atë dhe e ka bërë të kuptohet se ekzistojnë konkurse ku puna është ajo që merr vlerën maksimale.
“Puna e librarisë “Dukagjini” më motivojë të besojë që ende ekzistojnë konkurse ku vlerësimet në përzgjedhje paraqesin vlerën maksimale të kritereve të vendosura dhe iu qëndrojnë besnike atyre”, ka thënë Berisha.
Ndërsa, ka treguar se fillimisht nuk ka qenë e njoftuar për një konkurs të tillë, por dëshira e madhe për të sfiduar vetën e ka dërguar atë drejt tij.
“Fillimisht nuk kam pasur plane konkrete për botimin e librit por rastësisht me hapjen e konkursit të librarisë “Dukagjini”, mendova të konkurrojë, ky mendim nuk zgjati më shumë disa orë sepse ishte dita e fundit kur kisha arritur të kem këtë informacion, dëshira e madhe për të sfiduar vetën dhe bindja që mund zgjidhen poezitë fituese më mbajti deri në orët e mesnatës t’i shkruaj ato në formë elektronike të ia dërgoj librarisë”, ka thënë Berisha.
Duke rrëfyer kështu përvojën e saj me shtëpinë botuese “Dukagjini”, ajo ka treguar se kjo librari ka vlerësuar punën e të rinjve apo atyre që e meritojnë, pavarësisht moshës dhe kompetencave tjera.
“Koha derisa e kuptova që isha fituesja zgjati disa javë, deri në fillim të qershorit e mora lajmin e shumëpritur, ishte njëra prej momenteve të paharrueshme që më bëri të kuptoj se edhe të rinjtë kur e meritojnë vlerësohen dhe jo çdo herë vlen mosha dhe kompetenca tjera që ajo mund t’i pamundësojë”, u shpreh Berisha.
Ndryshe, ajo ka treguar se librin e parë ka filluar ta shkruaj prej kur kishte 16-vjeçare, ndërsa e ka botuar një vit më pas.
“Periudha gjatë së cilës kam shkruar librin e parë ka zgjatur rreth një vit, pra gjatë moshës 16 vjeçare fillova shkrimin e librit ndërsa botimi u realizua një vit më pas”, është shprehur Berisha.
Sa i përket shkrimeve të Diellzës, ato nuk ndalen vetëm me poezi, kjo pasi ajo ka treguar se kishte shënuar edhe romane e ese. Teksa, ka theksuar se poezia ka qenë ajo që i ka ndihmuar të zbërthejë fjalët artistike në mënyrë letrare.
“Fokusi im nuk nuk përfundon me poezi madje kjo është njëra prej zhanreve të fundit që e kam nisur sepse paraprakisht kam shkruar romane dhe ese ndërsa poezia ishte më vështirë e arritshme por u bë pjesë e pandashme e imja pa të cilën madhështia e fjalës artistike nuk mund të zbërthehej në llojet e tjera letrare aq sa kam dashur, por edhe ato kanë unikalitetin e tyre që asesi shtrirja e një vështrimi artistik nuk mungon”, ka thënë Berisha.
Ndër të tjera, Diellza Berisha, ka qenë edhe fituese e çmimit të poetit të ndjerë të Gjakovës “Ali Podrimja”, nga Klubi Letrat Gjon Nikollë Kazazi në mitingun e 58-të të poezisë.
Konkursi për të cilin po flitet që Diellza u shpall fituese, titullohej “Libri yt”, në të cilin u shpallen dy fituese që ishte Diellza Berisha dhe Enxhi Naumi.
Librat që u shpallën fitues të konkursit titullohen “Cikël vetëdyzimi” shkruar nga Diellza Berisha dhe “Magna” shkruar nga shkrimtarja tiranase Enxhi Naum.
Këto dy libra përmbajnë brenda tyre poezi të llojeve të ndryshme të ndërlidhura me jetën, dashurinë dhe vuajtjet njerëzore. Dhe kanë një dizajn mahnitës nga jashtë.
Diellza është studente në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, e cila vijon studimet në vitin e dytë akademik. Ndërsa, siç njofton ajo tashmë shumë shpejtë do të realizojë edhe libra të tjerë, kësaj radhe jo vetëm me poezi.
Një ndër poezitë e Diellzës e shkruar në librin “Cikël vetëdyzimi” është kjo:
Dyzim –
Rrjedh mjaltë prej dëshire !
Jeton me ëmbëlsi pezulli i mendjes njeri.
Rrjedh baltë prej lemerije!
Jeton me lebeti demoniake pezulli i mendjes antinjeri.
I kushtën rëndësi fjalës ti njeri ? Ku ta di!
Përpëlitem , ronitem , rilindem , si shkëndijë që herë ndizet e herë fiket.
Mbështillet me kërmat prej kanali të dyzuar.
I dyzuar me ironi dhe dashuri.
Ku ta gjej peshoren? Jo nuk e di!
Kontrast kontradiktor përzihet herë epshor, herë i kthjellët me vyrtyte poliseminie.
Energji e lidhur me dhjetra herë e fishuar e vështir për ta zgjidh kontrastin e kërkuar.
Kërkim në epiqendēr të enigmës dyzym!
Nëpër kube, trekëndësha e rrathë prej prej enigme dyzimi qe mishëruar me përjetësinë.
Përjetësi kjo, që njeriu se zhbën, e pushton si engjëll e herë si satan por shpirti duhet gjetur peshoren këmban që thërret hynorën në fjalë.
Këmban që këmbon dhe falje kërkon. Ky ishte ilaçi i fundit që shëron!
Një sukses tjetër i Diellzës është edhe përzgjedhja e poezisë “Peng ndjenje” për të qenë pjesë e Antologjisë së vitit e cila quhet “Dua të flasë me lule-Poezi”.