Të premten e 30 dhjetorit është larguar barrikada e vendosur nga serbët në fshatin Zupç që ndodhet në hyrje të Zubin Potokut.
Barrikada në këtë fshat ishte vendosur më 15 dhjetor.
Ndryshe, gjatë së enjtes së 29 dhjetorit, gazetari i RTV Dukagjini, Sylejman Sylejmani, kishte raportuar nga veriu se vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar.
Ai ka sqaruar se barrikadat që kishin qenë të vendosura në rrugët lokale të fshatit Zupç, janë larguar, por sipas tij, vetëm barrikada në rrugën kryesore nuk është larguar.
Ndërkaq, të enjten janë larguar barrikadat e ndodhura në fshatin Rudar, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut.
Ndërsa, dy kamionë te “Kërshi i Dudës” u dogjën gjatë natës së të enjtes.
Theksohet se, situata gjatë gjithë kohës po monitorohej nga KFOR-i dhe EULEX-i.