Ahmeti: Opozita të fokusohet në shkeljet ligjore të Martin Berishaj-it në Kosovë

Ish-kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me skandalin financiar ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori Martin Berishaj, ka kërkuar dorëheqjen e tij

Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Prishtinës, dhe ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendojsej

Ish-anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, e ka konsideruar si të drejtë kauzën për themelimin e komisionit parlamentar, për hetimin e ngjarjeve energjetike në Republikën e Kosovës. Sipas tij, qeveria nuk duhet të hezitojë për themelim e këtij komisioni, ku nga ky më shumë do të përfitonte qeveria e Kosovës.

Opozita do të fitonte shumë më shumë pikë, sipas Ahmetit, po të fokusohej në shkeljet ligjore që ka bërë ambasadori Martin Berishaj.

‘Në këtë moment edhe qeveria do të përfitonte shumë nga ky hetim’, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti i ka kujtuar mbledhjet e këtij subjekti politik sa kishte qenë pjesë e saj, duke i ndërlidhur ligjërimet e dikurshme në Këshillin e përgjithshëm të kësaj partie.

“Njolla në fanellën e bardhë shihet më shumë – kemi thënë shpesh në VV.  Prandaj duhet të jemi dhjetë herë më të kujdesshëm kur jemi në qeveri”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se kjo dëgjohej shpesh në mbledhjet me numra romak në Këshillin e Përgjithshëm.

Ndërsa Ahmeti ka thënë se, nuk e di se a ka dorëzuar Berishaj 600 mijë euro në Slloveni, por se kjo është një njollë – dhe në qoftë edhe për deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Që kjo mos të bëhej kaq e madhe Berishaj, do të duhej të dorëhiqej edhe në qoftë se është i pafajshëm, që ti hap rrugë hetimeve, ka thënë Shpend Ahmeti.

Presidentja dhe kryeministri nuk duhet ta mbrojnë ambasadorin Berishaj.

“Por vetëm të thirren në hetim e qartësim. Kështu edhe pastërtia do të ishte më e madhe”, ka shtuar ai në statusin e tij në Facebook.

Teoritë e opozitës për një skemë ndërkombëtare energjetike janë zgjatim i tepërt – stretching it to far thojnë anglisht.  Edhe po të jetë z.Berishaj ‘sekser’ i Hamoviqit e Fazliqit, vështirë se është skemë e organizuar nga Albini”, ka thënë ai.

Ndërsa mazhoranca po e arsyeton në bazë të nenit 10-të, ku po interpreton si shkelje ligjore.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika