Hoti kritikon Qeverinë: Ua paguan edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat

"Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat. Kjo është qeverisje se jo mahi", kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi Qeveria e Kosovës ndau 17.5 milionë për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ndau 17.5 milionë për KOSTT-in për të paguar borxhin ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri duke thënë se “para se të nisin festën e vitit të ri ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat” teksa ka theksuar se vite me radhë shanin për të njëjtën gjë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.

Ai ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë duke thënë se “zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, ndërsa të arrestuarin për terrorizëm e liruan”.

“Kjo është qeverisje se jo mahi”, ka vijuar Hoti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 117-të të mbajtur në mënyrë elektronike ka ndarë 37 milionë e 500 mijë euro për furnizim me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik.

Prej këtyre mjeteve buxhetore, 20 milionë euro janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe 17 milionë e 500 mijë euro janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Qeveria ndan 20 milionë euro për KEK-un e 17.5 për KOSTT-in

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika