Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr të premten, kështu ka raportuar klubi në fjalë në rrjetin social Instagram.
Presidenti dhe drejtori sportiv i klubit ishin në Madrid të premten, ku do ta çonin Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite dhe do ta zyrtarizonin më 31 dhjetor.
Bisedimet mes Ronaldos dhe Al Nassr kanë nisur në nëntor gjatë Kupës së Botës. Bisedimet shkuan mirë dhe lëvizja tani është bërë.
Deklarata e Al Nassr për Ronaldon: “Kjo është më shumë se histori në progres. Ky është një nënshkrim që jo vetëm që do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetvetes”.
Ndërsa, Ronaldo ka thënë se është i emocionuar për një përvojë të re në një ligë dhe një vend tjetër, e që sipas tij, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues. “Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë më shumë suksese”, ka shtuar ai.
Lajmi i parë për synimet e klubit saudit për të nënshkruar me Ronaldon erdhi më 23 nëntor. Kupa e Botës sapo kishte filluar dhe marrëdhënia mes CR7 dhe United tashmë ishte prishur.
Ylli portugez ishte në kërkim të një destinacioni të ri dhe pikërisht atëherë u shfaq opsioni i Arabisë Saudite, ai i Al Nassr-it.
Një kontratë marramendëse prej 200 milionë eurosh do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë, i cili këtë herë do të pranojë ofertën saudite pavarësisht se e refuzoi verën e kaluar.
Lojtari kishte menduar për këtë javët e fundit, por më në fund, ai përfundoi duke iu përkushtuar projektit saudit për dy sezone dhe gjysmën e një të mbetur, me një normë prej 200 milionë euro për secilin prej tyre.
Ronaldo konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Botës.
E ka nisur karrierën te Sportingu, luajti te Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi. Në nëntor të këtij viti, pas rikthimit për herë të dytë, u largua nga Unitedi.