Të shtunën e 31 dhjetorit, është përfshirë nga zjarri një biznes në rrugën “Elbasani”, në Tiranë.
Në këtë ngjarje, tymi ka shkaktuar shqetësime te banorët e zonës, ku si pasojë një grua dhe fëmijë janë dërguan në spital për kontroll.
Njoftohet se në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.
Fillimisht zjarri është shkaktuar në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura dëmet që janë shkaktuar.