Ish-Papa Benedikti XVI vdes në moshën 95-vjeçare

Benedikti XVI ka ndërruar jetë pak komplikemeve shëndetësore të raportuara tash e ca kohë. Ai ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij

Papa Benedikti XVI, shfaqet në dritaren e ballkonit kryesor të Bazilikës së Shën Pjetrit pasi u zgjodh Papa i 265-të i Kishës Katolike Romake më 19 prill 2005 në qytetin e Vatikanit

Ish-Papa Benedikti XVI ka vdekur në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

Benedikti, i cili ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante postin e përjetshëm, ndërroi jetë të shtunën, sipas një deklarate nga Vatikani.

“Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan”, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, gjersa theksoi se “Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Lajmi për vdekjen e tij erdhi disa ditë pasi Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të luteshin për Benediktin, duke thënë se ai ishte “shumë i sëmurë”.

“Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë. Ne i kërkojmë Zotit ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën deri në fund”, tha Françesku në audiencën e tij të përgjithshme të mërkurën.

Shëndeti i tij ishte në rënie prej disa kohësh, transmeton CNN.

Benedikti i habiti besimtarët katolikë dhe ekspertët fetarë në mbarë botën më 11 shkurt 2013, kur njoftoi planet për t’u larguar nga pozicioni i tij si Papë, duke përmendur “moshën e tij të avancuar”.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, ​​Papa në largim premtoi të qëndronte “i fshehur” nga bota, por ai vazhdoi të fliste hapur për çështjet fetare në vitet pas daljes në pension të tij, duke kontribuuar në tensionet brenda Kishës Katolike.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika