Shpërthime të reja ruse goditën Kievin

Janë raportuar shpërthime të reja ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Kjo situatë ka bërë që populli ukrainas të nxitonte drejt strehimoreve, gjersa sirenat e sulmit ajror vazhdonin të binin

Shpërthimet që u dëgjuan në disa lagje të Kievit. Foto: BBC

Zyrtarët ukrainase kanë thënë se gjatë kësaj të premte, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klischko, ka thënë se kishte pasur disa shpërthime në qytet, duke shkaktuar dëme dhe të paktën një të vdekur.

Këto sulme kanë ndodhur dy ditë pasi Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Ndërsa guvernatori i “Mykolaiv”, Vitaly Kim, në rrjetin e tij social në Facebook, është shprehur se lëshimet e raketave ruse ishin raportuar. “Okupatorët kanë vendosur të përpiqen të na prishin ditën”, ka shtuar tutje ai.

Punonjësit e urgjencës janë dërguar në tri lagje të goditura nga shpërthimet, gjersa mbrojtja ajrore është aktivizuar në të gjithë vendin, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika