Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar popullin e Kosovës për festën e Vitit të Ri. Gjersa, ka thënë se uron që ky vit të jetë një vit i arritjeve të mëdha për atdheun dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës.
“Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ai, ka uruar duke përmendur edhe disa nga familjarët e tij dhe ka thënë qoftë ky një vit me shëndet dhe gëzime për familjet e të gjithve.
“Nga Rozi, Era, Albina dhe unë, gëzuar vitin e ri 2023! Qoftë ky një vit me shëndet e përplot gëzime për ju dhe familjet tuaja”, ka vijuar më pas Abdixhiku në postimin e tij.
Ndërsa, postimin e tij e ka mbyllur me fjalën “Gëzuar 2023”.