Kroacia të dielën kaloi në euro dhe hyri në zonën pa pasaporta të Evropës – dy momente të rëndësishme për vendin pas anëtarësimit në BE gati një dekadë më parë.
Zona Shengen nënkupton një zonë ku 27 vende evropiane shfuqizuan kufijtë e tyre të brendshëm, për lëvizjen e lirë dhe të pakufizuar të njerëzve, në harmoni me rregullat e përbashkëta për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e kriminalitetit duke forcuar sistemin e përbashkët gjyqësor dhe bashkëpunimin policor.
Ekspertët thonë se adoptimi i euros do të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së Kroacisë në një kohë kur inflacioni po rritet në mbarë botën, pasi pushtimi rus i Ukrainës i rriti çmimet e ushqimit dhe karburantit, shkruan VoA.
Por ndjenjat mes kroatëve janë të përziera. Ndërsa ata mirëpresin fundin e kontrolleve kufitare, disa shqetësohen për ndryshimin e euros, me grupet e opozitës së krahut të djathtë që thonë se nga kjo përfitojnë vetëm vende të mëdha si Gjermania dhe Franca.