Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Ai është aksidentuar dje (e diel) rreth orës 17:00 dhe më pas u dërgua në QKUK, dhe këta të fundit kanë njoftuar Policinë e Kosovës se ka ndërruar jetë personi në fjalë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Dukagjinin se personi është 28 vjec.
“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua më datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.