250 mijë euro për problemin e mbeturinave në lagjen e Gjakovës

Institucionet sërish kanë nda mjete financiare për të rehabilituar stacionin transfer të mbeturinave në lagjen “Ali Ibra”, në komunën e Gjakovës. Sipas opozitës në këtë komunë, për projektin e njëjtë më herët janë ndarë edhe 450 mijë euro të tjera, por se problemi nuk është zgjidhur

Kjo është pamja e tmerrshme që shohin çdo ditë banorët e lagjes “Ali Ibra” në Gjakovë.

“Nga kundërmimi i tmerrshëm që vije nga qendra transfer e mbeturinave, banorët e kësaj lagje janë ankuar se kanë pasur edhe probleme shëndetësore”.

Sasia e madhe e mbeturinave, duke përfshirë edhe ato inerte, kanë dal edhe jashtë kufirit që është për qendrën e grumbullimit.

Sipas komunës së Gjakovës, në këtë qendër të grumbulimit ka rreth 60 mijë tonë mbeturina.

Mirëpo, këtij problemi duket si i ka ardhur fundi, pasi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Gjakovës ka arritur një ujdi për pastrimin dhe rehabilitimin e saj.

Sipas komunës së Gjakovës, zbatimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhët brenda një afati kohor prej një muaji.

“Pas rehabilitimit total të qendrës së transferimit, ne do të dyfishojmë numrin e kamerave, do të rrethohet ajo pjesë e cila do të jetë e rehabilituar. Të bëhet e gjelbërt, të vendoset ndriçimi publik edhe të futet në programin e mirëmbajtjes së parqeve”, ka thënë për RTV Dukagjini, Shkumbim Kastrati, Drejtor i Shërbimeve Publike në Gjakovë.

Shkumbim Kastrati, Drejtor i Shërbimeve Publike, Gjakovë

Për këtë çështje, opozita në këtë komunë, thonë se për zgjidhjen e problemit është ndalimi i buxhetit edhe në të kaluarën por si nuk është bërë një herë pastrimi.

“Përderisa janë jep 450 mijë euro nga qeveritë e kaluara edhe problemi është i njëjtë, do të thotë se kemi pasur keq-menaxhim dhe mos-transparencë të atij projekti”.

”Lëvizja e Vetëvendosjes tani po synon që me 250 mijë euro, po thuajse gjysmën e këtij buxheti, që ta pastroj. Shumë është e rëndësishme që dy ministritë e kanë marrë përgjegjësi që pjesën e tenderimit, pjesën e mbikqyrjes së punimeve dhe deri në finalizimin e saj”, ka thënë, për RTV Dukagjini, Ledian Rexha, këshilltar komunal nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ledian Rexha, Këshilltar komunal, LVV

Në lagjen e cila vazhdon të ketë probleme, jetojnë kryesisht qytetarë pjesë e komuniteteve RAE.

Sipas deputetit nga grupi parlamentar multietnik, Fridon Lala, ky problem për banorët e asaj lagjeje është tash e shumë vite.

“E paimagjinueshme, se si në një lokalitet që  jetojnë mbi 200 familje në mesin e qytetit, kemi një situatë të tillë. Ne akoma nuk e ndijemë rrezikshmërinë dhe shëndetin, e ç’mund ti bëhet atyre qytetarëve nga kjo deponi. Të bëjmë edhe një analizë se sa e helmuar është toka dhe ambienti për rreth”, ka thënë, Fridon Lala, asamblesit i IRDK-së.

Fridon Lala, Deputet, IRDK

Sipas marrëveshjes, kjo hapësirë pas një viti do të shndërrohet në park dhe do të menaxhohet nga Komuna e Gjakovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika