Shëndetësia nën hijen e pandemisë

Dy vitet e kaluara ishin me fokus tek pandemia COVID-19, gjatë 2022, problemet ndryshuan. Pandemia nga e cila vdiqën mbi 3 mijë persona në Kosovë, e u regjistruan mbi 270 mijë raste të infektimeve, për më shumë se 2 vjet, la shëndetësinë me mungesa të shumta, sikurse të stafit, por edhe me mungesë të medikamenteve

Vrasja e një 35 vjeçareje shtatzënë në oborrin e QKUK-së, futja e foshnjës së vdekur në rrobalarëse nga stafi i Spitalit në Pejë, rrahja e një të moshuare në qendrën për kujdesin për të moshuar, janë vetëm disa nga skandalet më të rënda që përfshin sistemin shëndetësor në Kosovë gjatë 2022.

Teksa, dy vitet e kaluara ishin me fokus tek pandemia COVID-19, gjatë 2022, problemet ndryshuan. Pandemia nga e cila vdiqën mbi 3 mijë persona në Kosovë, e u regjistruan mbi 270 mijë raste të infektimeve, për më shumë se 2 vjet, la shëndetësinë me mungesa të shumta, sikurse të stafit, por edhe me mungesë të medikamenteve.

“Me një situatë të tillë, pacientët gjithmonë kanë me vujt, kanë me vujt për barna kanë me vujt për shërbime, për analiza, për me taku mjekun që është njëra prej nevojave bazike të tij, mungesa e barnave nga lista esenciale, ka prodhuar vazhdimisht lajme, skandale vështirësi të pacientëve të cilat e kanë bë qytetarin që në 20% të qytetarët e Kosovës, mos me shku fare tek mjeku”, ka thënë Besim Kodra nga Shoqata e pacientëve.

Gjatë 2022-s, problemi më i theksuar ishte ikja e stafit shëndetësor, të cilit në shumë raste zgjedhin rrugën e perëndimit, ose sektorin privat.

Më shumë se 700 mjekë e infermier u larguan nga institucionet publike të shëndetësisë brenda një viti.

“I kemi 205 mjekë të cilët janë larguar apo janë rrugës për largim, por në të vërtetë ata vetëm se e kanë ndarë mendjen edhe i kanë marr konfirmimin për vendet e punës, në këto shtet të cilët janë të gjithë të ri dhe nën moshën 30 vjecare, ata gjithsesi do ta lënë një vakum tek i cili do hetohet tek ne pas 3 ose 4 vite”, ka thënë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.

“Ne i kemi 630 deri në këto momente kur po flasim, të cilët e marrin një vërtetim që ka shkelje të kodit etik, dhe e merr një licencë e cila është e paplastifikume, dhe në bazë të tyre ne e dimë sepse asnjëherë nuk tregojnë të vërtetën, dhe kjo është shqetësuese. Ne e dim që në gjithë botën ka emigracion, edhe Slloveni ka, mirëpo Kosova ka një numër të infermierëve 20 mijë-25 mijë infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor të cilët janë ata antarë të odë, mirëpo Gjermania i kërkon 70 mijë infermierë dhe profesionistë të tjerë, cka nëse për dy vjet ti marrin, çka do bëjmë ne”, ka thënë kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrahmani.

Ky problem që po konsiderohet shqetësues nga Odat e Profesionistëve shëndetësor, thonë se do të jetë më i theksuar gjatë vitit 2023, kur edhe paralajmërojnë se do mund të ketë edhe mbyllje të reparteve si shkak i mungesës së stafit.

Në kulmin e gjithë këtyre problemeve, Ministria e Shëndetësisë qëndroi për më shumë se dy muaj pa ministër, për shkak se Rifat Latifi dha dorëheqje në gjysmë të mandatit.

Latifi gjatë mandatit të tij, që e la në gjysmë u përballë me ankesa të shumta, për mosmenaxhim të duhur të shëndetësisë, kurse tani një Komitet ekzekutiv për shëndetësi e udhëheq vet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga shumë është cilësuar si marrje e kompetencave të ministrit të shëndetësisë.

Por, vetëm pak ditë para vitit të ri, Arben Vitia u emërua për herë të tretë në pozitën e shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika