Gjermania dhe pse ka mirëpritur uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pranuar të komentonte rreth kërkesës së Kosovës për më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.
Zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann në Berlin ka thënë ishte një shenjë e mirë, “që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”.
“Tani prioriteti është që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë të mbështetet. Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive”, ka thënë Hoffmann.
Deri më tani as qeveria dhe as Ministria e Jashtme nuk e kanë komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të forcuar praninë e NATO-s në Kosovë.
“Një rritje e konsiderueshme e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti për gazetën gjermane “Die Welt”.