Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka sulmuar fizikisht një grua.
Pas këtij rasti, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Prishtinë 02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.