Në orët e para të mëngjesit të së martës, në një lokal nate në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë një person, ndërsa një tjetër është plagosur.
Të dy viktimat janë nga Kukësi, ndërsa i dyshuari që ka shtënë në drejtim të tyre dyshohet të jetë pronari i lokalit “Kobra City”.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Portalin Dukagjini i cili ka bërë të ditur se ka nisur intervistimi i të dyshuarit dhe i pjesëtarëve të stafit e dëshmitarëve okularë.
Ndryshe, një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas një përleshjeje në një lokal nate në komunën e Prizrenit.
Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, raporton abcnews.
Si pasojë e plagëve të marra 31 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.
“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.
Përleshje në një lokal nate në Prizren, vritet me armë zjarri një person nga Kukësi