Daçiq pretendon se një vend do ta tërheqë njohjen për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se së shpejti një vend do ta tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar me propagandat e tij duke thënë se një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Daçiq nuk e ka përmendur emrin e asnjë shteti i cili sipas tij do ta tërheqë njohjen për shtetin e Kosovës, teksa thënë kjo do të bëhet publike më vonë.

Nuk është hera e parë që Daçiq paralajmëron çnjohje për Kosovën, por deri më tani “parashikimet” e tij nuk kanë dalë edhe aq të sakta.

Të dështuar fushatën e Serbisë e ka quajtur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo pati thënë se Serbia vazhdimisht bën fushatë për çnjohje, por sipas saj nuk ka informacione që ajo fushatë ka pasur sukses.

Kosova e ka shpallur pavarësinë 14 vjet më parë dhe është njohur nga 117 shtete në total.

Gati gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika