Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ripohuar se Ukraina ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, teksa ka pritur kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Paris të martën e 3 janarit.
Kryeministri Kristersson ka thënë se fitorja e Ukrainës është ekzistenciale për Evropën dhe për të gjithë botën, duke përcaktuar prioritetet për Suedinë pasi ajo mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar.
Të dy udhëheqësit përmendën kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, me Macron që u shpreh se Suedia “mund të llogarisë në mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”.
Kristersson ka theksuar se Suedia ishte “shumë mirënjohëse” për “mbështetjen e fortë”, duke shtuar “ne po bëjmë pikërisht tani atë që thamë se do të bënim për të qenë në gjendje të hynim në Aleancë sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton CNN.