Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur të martën e 3 janarit, në fshatin Stanovc, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, dhe në të ishin të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime. Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.