“Nëse na shponi, a nuk rrjedh gjak?”, ekspozita nga artisti libanez

Realizimi i pikturave përmes pikturave të dëmtuara është metoda e artistit libanez Ali Cherri

Artisti libanez, Ali Cherri

Artisti libanez, Ali Cherri, ka hapur një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Londrës, të titulluar “Nëse na shponi, a nuk rrjedh gjak?”.

Cherri është një ndër artistët më kontravers të Lindjes së Mesme, i cili realizon punën e tij ndërmjet videove dhe instalacionit. Ai fokusohet në dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë, mjedisit në Liban dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme.

E titulluar “Nëse na shponi, a nuk na rrjedh gjak”, Ali ka thënë se Shekspiri ka një zë të tijin në punimet e tij.

“Titulli i punës sime është ‘Nëse na shponi, a nuk na rrjedh gjak?’, ky zë, natyrisht i marrë nga Shekspiri u bë, në një farë mënyre, si zëri i pikturave”, ka thënë ai.

Jo më kot njihet si artist kontravers ngase, realizimi i pikturave të tij është bërë përmes pikturave të dëmtuara në Galeri, më saktësisht, me një vazhdimësi të personazheve të dëmtuara brenda pikturave.

“Filmi vizatimor i Leonardo da Vinçit, ‘The Burlington House’ mori një armë zjarri në vitin 1987, një plumb i vetëm që la një shenjë, një vrimë, në trupin e veprës. Vendosa të bëj një imazh arkiv të ndikimit të plumbit dhe per ta zmadhuar 600% me të gjitha detajet”, ka thënë Cherri mbi njërën nga realizimet e tij.

Ali Cherri ishte artisti i ri i Galerisë Kombëtare në Rezidencë për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika