Të martën e 3 janarit, është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një mashkull të moshës 68-vjeç.
Ndërsa, ajo ka theksuar se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, duke shtuar se Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. 68-vjeç”, ka thënë Ahmeti.