Nga mbi 40 mijë banorë sa jetojnë në katër komunat veriore, rreth 7 për qind janë shqiptarë. Brenda kësaj përqindje të vogël, jeton një pakicë edhe më e vogël, jo-etnike por fetare.
“Ne si komunitet të besimit katolik në Mitrovicë në pjesën veriore janë diku rreth 5-6 shtëpi, edhe pse shumica vec shohin edhe me u largu prej vendit”, ka thënë Ivo Gjokiq, Shqiptar, nga Mahalla e Boshnjakëve.
Përkundër se emigrimi e ka pakësuar frikshëm këtë komunitet, prapë po mundohen të mbajnë ngrohtë vatrën e të parëve.
“Ne mundohemi me aktivitete me bashkqytetarët tonë me shokë e kolegë që janë të besimit musliman. Janë organizu më 24 dhjetor është organizu (festu) Festa e Krishtlindjeve në Kodrën e Minatorëve ku jemi mundu pak një organizim i vogël për qata banorë të pjesës veriore”, ka shtuar ai.
Se në çfarë gjendje jetojnë shqiptarët në këtë zonë e thonë edhe përfaqësuesit politikë, të cilët përpos fjalëve nuk kanë formë tjetër që ndryshojnë gjendjen.
“Ju mund ta imagjinoni në Mitrovicën Veriore 23 vjet pas luftës egziston shkola kontenier…Në lagjen lartë në Kodrën e Minatorëve sot aktualisht është shkollë kontenier”, ka deklaruar Skender Sadiku, Zëvëndëskryesuesi i K.K. në Mitrovicën Veriore.
Mungesa e shkollve, çerdhes, e infrastrukturë nuk janë e vetmja formë e përjashtimit që u bëhet shqiptarëve në këtë zonë.
“Ju mund ta imagjinoni që zjarrfikësit janë mono-etnik, asnjë zjarrfikës shqiptar, apo nga komunitetet tjera nuk është (nuk punon aty). Ju nuk mund ta imagjononi, por spitali që paguhet nga taksat tona e ka vetëm një mjek nga komuniteti boshnjak, dhe atë nga Pazari i Ri, pra nuk ka asnjë punonjës shqiptar”, ka shtuar ai.
Përkundër se janë shumicë në këtë zonë, dhe nga komuniteti serb kanë ankesa e pakënaqësi për shumëçka.
“Është e vështirë të japim një përshkrim të përgjithshëm për vëshitrësitë që qytetarët e komunave veriore përballen në përditshmëri. Kjo sepse grupe të ndryshme të popullsië përballen me sfida të ndryshme. Megjithatë, të gjithë qytetarët janë të hutuar me mungesën e zhvillimit të institucioneve, të cilat nuk mund të ofrojnë shërbime cilësore, duke filluar nga sigura për njerëzit, drejtësia, infrastruktura dhe të tjera”, ka deklaruar Ognjen Gogiq, politolog nga Mitrovica Veriore.
Në situatat kur ka tensione e shpesh bllokim të rrugëve, e ardhmja edhe për ta është vëshitrë e parashikueshme.
“Barrikadat në veri më së shumti ndikojnë në vet jetën e serbëve. Ato ndikojnë në lëvizje, serbët nuk mund të shkojnë në punë, aktiviteti ekonomik është ndalur, fëmijët nuk shkojnë në shkollë”, ka shtuar ai.
Në vitet e e 90-ta, përbërja e popullsisë në këtë zonë ishte pak më ndryshe, shqiptarët përbënin më shumë se 16 për qind të popullsisë, ndërsa serbët rreth 79 për qind.