Bashkëpunimi mes dy ushtrive shqiptare më i miri ndonjëherë

Forcat e sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë mes vete dhe për këtë fort i kënaqur është shprehur numri dy i FSK-së Gjenerali, Enver Cikaqi

Fotoilustruese

Flasin të njejtën gjuhë, por ju përkasin dy ushtrive të dy shteteve të ndryshme.

Në trup mbajnë uniforma e emblema që pak dallojnë, janë këta ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Njëra pjesë e Natos e tjetra e ka synim kryesor, përderisa bashkë takimet i kanë të shpeshta e bashkpunimin shembullor.

Fort i kënaqur me gjithcka që dy ushtritë kanë transmetuar tek njëra tjetra në vitin që e lamë pas,  shprehet numri dy i FSK-së Gjenerali, Enver Cikaqi.

“E kemi një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe në këtë drejtim kemi vendosur të gjitha aktivitetet e nevojshme të cilat duhet të realizohen bashkë me ushtrinë shqiptare”, ka thënë Cikaqi.

Shumë të kënaqur me bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, janë Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Madje ata  nuk e kanë harruar ndihmën që FSK u dha në vitin 2019, kohë kjo kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Ndërkohë në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, tregojnë edhe fushat e bashkëpunimit që kanë me ushtrinë e Kosovës.

“Ne fushen e edukimit dhe trajnimit, FARSH dhe FSK kane mbeshtetur njera tjetren me bursa studimi per studente ushtarake/kadete per programet e ciklit te pare “Bachelor”, sikunder edhe me bursa ne kurse institucionale qe kontribuojne ne zhvillimin e karrieres dhe formimit profesional te ushtarakeve te te dy institucioneve, si oficere ashtu edhe nenoficere. Ndersa ne fushen e trajnimeve, spektri ka qene akoma me i gjere dhe perfshin stervitje te perbashketa ne nivele te vogla taktike, stervitje te shtabeve te njesive/reparteve taktike, trajnime te perbashketa ne nivel instruktoresh apo operatoresh te forcave speciale, EOD, komando, mbeshtetje me zjarr, snajper etj”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

 Këtë bashkëpunim e vlereson lartë edhe gjenerali i FSK, Enver Cikaqi.

Sipas tij përparësi  e FSK-së, është përvoja që FARSHI tashmë e ka në NATO.

“Jemi duke i përdorur edhe ato përvojat e tyre por në të njëjtën kohë ata e ofrojnë edhe jo vetëm përparësitë e procesit të integrimit në NATO por, edhe pjesën e mangësive me të cilat ata janë ballafaquar gjatë procesit”, ka shtuar Cikaqi.

E i fuqishëm vjen zotimi nga Shqipëria se do të qëndrojnë krahë Kosovës, deri kur pjesë e NATOS të arrijë të bëhet edhe kjo e fundit.

“Shqipëria qendron ne krah te Kosoves ne rrugetimin e saj per ne NATO si dhe eshte nje avokate e palodhur e interesave dhe integrimit te saj ne nismat rajonale. Shqipëria  vijon të mbetet një mbështetëse e fortë e politikës së dyerve të hapura dhe fqinjësisë së mirë më të gjitha shtetet e rajonit. Sigurisht qe përpjekjet për të dhënë ndihmën maksimale për integrimin e FSK dhe Kosoves në strukturat Euro-Atlantike nuk do të rreshtin kurrë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Dikur ish komandanti i FSK-së Gjeneral Kadri Kastrati thotë se e gëzon fakti që bashkpunimi mes dy ushtrive po forcohet dita ditës.

“Jemi dy shtete por jemi në një komb dhe jemi fqinjë këtu fqinji jonë i parë dhe normal vëllezërit tanë dhe unë e përshëndes një ushtri të tillë dhe i inkurajoi që në të ardhmen të organizojnë ushtrime edhe më të mira, më të komplikuara dhe pse jo të shkojnë në misionet paqeruajtëse”, u shpreh Kastrati. 

Ushtrimi i fundit i përbashkët i dy ushtrive u realizua në shtator të vitit 2022, cka ngjalli reagim të kënaqshëm tek dy ministrat e mbrojtes ai i Kosovës Armend Mehaj dhe ai i Shqipërisë Niko Peleshi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika