Kapaciteti i tregut të Apple ka rënë nën 2 trilionë dollarë në tregtimin e ditës së martë për herë të parë që nga fillimi i vitit 2021 dhe një vit pasi Apple u bë kompania e parë publike e teknologjisë me vlerë 3 trilionë dollarë.
Aksionet e Apple (AAPL) përfunduan të martën me rënie gati 4% pasi një raport ngriti shqetësime rreth kërkesës së konsumatorëve për produktet e saj.
Nikkei raportoi se Apple (AAPL) kohët e fundit kishte njoftuar disa furnizues për të ndërtuar më pak pjesë për disa nga pajisjet e saj më të njohura për tremujorin e parë, duke përfshirë AirPods, Apple (AAPL) watch dhe MacBooks.
Ashtu sikurse kompanitë e tjera të teknologjisë, Apple është përballur me problemet e zinxhirit të furnizimit dhe shqetësimet se frika e recesionit mund t’i rëndojë në shpenzimet e reklamuesve dhe të konsumatorëve, duke përfshirë produktet më të shtrenjta si iPhone.
Përpara periudhës shumë të rëndësishme të blerjeve të festave, Apple po përjetonte “kërkesë të fortë” për modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, mirëpo priste dërgesa më të ulëta se sa pritej për shkak të ndërprerjeve të lidhura me Covid-in në një furnizues në Kinë.
Ndërkohë që vlera e tregut e Apple ka rënë ndjeshëm, kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë kanë pësuar rënie më të madhe të përqindjes.
Aksionet e Amazon dhe Facebook-ut (Meta) janë ulur përkatësisht me rreth 50% dhe 63% gjatë vitit të kaluar.
Për krahasim, Apple është ulur me rreth 31% gjatë së njëjtës periudhë.
Megjithatë, Apple tani i bashkohet kompanisë Amazon në një klub ekskluziv që askush nuk dëshiron të jetë pjesë e kompanive që kanë humbur 1 trilion dollarë në vlerën e tregut.