Për rrugën drejt NATO-s, FSK-së i duhen 160 milionë euro në vit

Investimet për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë domosdoshmëri. Në synimet e saj për NATO, asaj së paku i duhen investime vjetore në vlerë prej 160 milion euro

Forca e Sigurisë së Kosovës - FSK

Nga Kosova u larguan në fundshekullin e kaluar, por me raste tentojnë ta shfaqin prezencë.

Rasti i fundit kur avionët e helikopterët sulmues të Serbisë u panë afër Kosovës, ishte shtatori i kaluar, kohë kur njësia Speciale e Policisë së Kosovës po qëndronte në pjesën veriore të vendit.

Gjatë gjithë kohës provokimet monitoroheshin nga Policia e Kosovës dhe forcat e KFOR-it.

Luftërat në  ish-Jugosllavi, që lanë afër 150 mijë persona të vrarë, mbi 13 mijë vetëm në Kosovë, rezultuan me krijimin e shteteve e rrjedhimisht edhe ushtrive të reja.

Forca e Sigurisë së Kosovës, aktualisht, numëron afër 3000 mijë ushtarë të gatshëm në çdo moment.

Në vitin 2028 kur pritet të përfundojë plani 10 vjeçar  i transformimit, Kosova do të ketë 5 mijë ushtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë.

Ushtria më e re në botë për partner e k aleancën ushtarake më të fuqishme në glob, Nato-n, pjesë e së cilës synon të bëhet.

Parim bazë për anëtarësim në NATO është që 2% e GDP-së të investohet në ushtri, gjë të cilën aktualisht nuk po e bënë Kosovë.

“Meqenëse GDP në vendin tonë është rreth 8.1 miliardë euro atëherë për të arritur tragetin e shpenzimeve ushtarake prej 2% i bie një buxhet prej 160 milionë euro”, ka thënë ekonomisti Arbnor Bajraliu.

Arbnor Bajraliu, ekonomist

Aktualisht për ushtrinë nga buxheti i shtetit ndahen 100 milionë euro.

Përpos investimeve vjetore për të qenë konkurrente dhe e aftë të mbrojë Kosovën, për ushtrinë, sipas ekspertëve të sigurisë, duhen investime miliardëshe.

“Ne aktualisht duhet t’i kemi rreth 10 miliardë euro për të pasur një mbrojtje solide. Por mbrojtja më e mirë është Kosova shtet i pavarur i integruar në NATO dhe BE në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ekspertit i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë

Rreziku potencial për Kosovën, Serbia, për çdo vit është duke investuar rreh 1.1 miliard euro në ushtri.

Ajo aktualisht ka 25 mijë ushtarë aktivë dhe 50 mijë rezervistë. Po ashtu, posedon 117 aeroplanë e rreth 51 helikopterë, katër prej të cilëve janë sulmues.

Pos mjeteve ajrore, Serbia posedon 323 tanke, mbi një mijë mjete tokësore të blinduara e po aq reketahedhës të modeleve të ndryshme.

Serbia rrethohet nga shtete anëtare të NATO-s, ndërsa në rrethin e dytë është Shqipëria me mbi tre milionë banorë e me rreth tetë mijë ushtarë aktivë.

Sipas faqes Global FirePoWer, Shqipëria investon rreth 200 milionë euron në ushtri. Ajo posedon 76 automjete rëndë të blinduara, 19 helikopterë e po aq anije patrulluese.

Kroacia aleate e Kosovës është dukshëm më e fuqishmja në rajon, me mbi dy miliardë euro investime në ushtri dhe përparësi thuajse në të gjitha fushat në raport me shtetet tjera.

Seriba, sipas ueb-faqes së njëjtë, megjithatë është fuqia ushtarake më së miri e ranguar nga shtetet e rajonit, duke qëndruar në vendin e 61-të, pasuar nga Kroacia një vend më poshtë.

Përderisa Shqipëria renditet si e 115-ta, Kosova nuk figuron në listën e vlerësimit për fuqinë ushtarake.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika