Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar këtë të mërkurë, Ligjin e Pagave për punëtorët e sektorit publikë.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë ai.
Pas dekretimit nga presidentja Osmani, ligji në fjalë do të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi.
Ligji i Pagave është kontestuar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Përfaqësues të tyre kishin deklaruar se nëse ky ligj i ul pagat e gjyqtarëve, atëherë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Kundër këtij ligji janë edhe partitë opozitare.