Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se sipas tij, edhe një shtet së shpejti do ta bëjë të njëjtën gjë.
Ai, po ashtu, tha se Serbia do të punojë maksimalisht që ta pamundësojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Vuçiq ka theksuar se në Këshillin e Evropës, ndikimi i Serisë do të jetë i vështirë, kurse në UNESCO, sipas tij, do të luftojë më shumë për mospranimin e Kosovës.
“106 shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, 84 e njohin pa mëdyshje dhe për tre nuk jeni të qartë. 9 kanë tërhequr njohjen e tyre dhe e dhjeta është në pritje. A mund t’i kundërshtojmë në Këshillin e Evropës? E vështirë. Në UNESCO? Ne do të luftojmë. Ata do të luftojnë, dhe ne do të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë.
Vuciq foli edhe për propozimi franko-gjerman, për të cilin, tha se është ende draft dhe jo propozim.