Gërvalla do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papë Benediktit XVI

Donika Gërvalla-Schwarz

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e shoqëruar nga përfaqësuesi i presidentes së Republikës së Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të Papës Emeritus Benediktit XVI, e cila organizohet në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm shumë liderë dhe delegacione të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni e delegacionit zyrtar të Kosovës, dëshmon për respektin që Papë Benedikti XVI gëzon ndër qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për kujdesin që Kosova u kushton tradicionalisht raporteve me Selinë e Shenjtë”, thuhet në komunikatën për media nga MPJD.

Ish-Papa Benedikti XVI ka vdekur në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

Benedikti, i cili ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante postin e përjetshëm, ndërroi jetë të shtunën, sipas një deklarate nga Vatikani.

“Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan”, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, gjersa theksoi se “Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Lajmi për vdekjen e tij erdhi disa ditë pasi Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të luteshin për Benediktin, duke thënë se ai ishte “shumë i sëmurë”.

Pothuajse 200,000 njerëz i bënë homazhe ish-Papës Benedikti XVI gjatë qëndrimit të tij në shtet gjatë tri ditëve të fundit, bën të ditur Vatikani.

Trupi i tij është mbyllur në një arkivol përpara funeralit të tij që planifikohet të mbahet të enjten, funeral ky i cili do të kryesohet nga Papa Françesku.

Njëherësh, sipas Vatikanit, kjo shënon herën e parë që një Papë i ulur ka udhëhequr funeralin e paraardhësit të tij në më shumë se 220 vjet, thotë Vatikani, transmeton BBC.

Ish-Papa vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimeve shëndetësore.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin në Sheshin e Shën Pjetrit, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, në orën 9:30 me kohën lokale.

Ngjarja do të karakterizohet nga thjeshtësia, në përputhje me atë që kishte kërkuar Benedikti, thotë Vatikani.

Për shkak se Benedikti nuk ishte më kryetar shteti kur vdiq, do të marrin pjesë vetëm delegacione zyrtare nga Italia dhe Gjermania.

Udhëheqës të tjerë do të jenë atje në kapacitete jozyrtare – duke përfshirë mbretin Philippe të Belgjikës dhe mbretëreshën Letizia të Spanjës, si dhe udhëheqësit e Polonisë dhe Hungarisë, raporton agjencia katolike e lajmeve.

Papa Emeritus do të prehet në varret poshtë Bazilikës, aty ku janë varrosur më shumë se 90 priftërinj, veprim ky që do të bëhet sipas dëshirës së tij përfundimtare.

Para se të vendoset në kripte, trupi i tij do të mbyllet në një arkivol zinku, i cili më pas do të vendoset në një kuti druri. Përkrah trupit të tij do të vendosen edhe sende që simbolizojnë kohën e tij si prift.

Në Portugali është shpallur një ditë zie kombëtare, ndërsa në Itali flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike në të gjithë vendin.

Këmbanat e kishës do të bien në orën 11:00 në Gjermani (10:00 GMT) për të përkujtuar kujtimin e ish-Papës me origjinë gjermane.

Benedikti ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante postin e përjetshëm.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika