Abdixhiku kritikon Qeverinë: Politika e tyre e theqafjes nuk përbën asnjë shpjegim patriotik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është i rënduar pas dy vjetësh me qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, kjo qeveri i ka borxh popullit të Kosovës një shpjegim për mosarritjen e një njohjeje të ndërsjellë me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se kjo e fundit i detyrohet një shpjegim popullit të Kosovës se si është arritur që të mos flitet më për njohje në marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është i rënduar pas dy vjetësh me qeverisjen e Kurtit.

“Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje. Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash, jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradoi relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen. Dhe kështu, si në asgjë, në momentin më të mirë në dekada për Kosovën, e në momentin më të rëndë për Serbinë e aleatin e saj Rusinë – Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmen, regresoi në fundament me partnerë strategjikë duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historik. Liderët shtetërorë i detyrohen popullit të Kosovës një shpjegim se si arritën – në dy vite të tyre – deri tek ky përfundim. Sepse politika e tyre e theqafjes nuk përbën asnjë shpjegim patriotik”, ka thënë Abdixhiku.

Krahas kësaj, Abdixhiku ka përmendur edhe datën 7 shkurt 2021, kur presidenti i SHBA-së Joe Biden i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Vuçiq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Më 7 shkurt të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Pra njohja e ndërsjellë, respektivisht njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e administratës Biden. Si njëri nga presidentët më të involvuar me çështjen e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e këndej, Joe Biden dhe qëndrimi këmbëngulës për Kosovën, shpërfaqnin një mundësi të jashtëzakonshme për popullin e vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Gazetari i The Economist, Tim Judah, ka publikuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, i cili titullohet “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.

Ai ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve që kanë impakt në zhvillimet politike, e një ndër ta është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur skeptik pas tensioneve të fundit në veri. Ai ka theksuar se tani për tani Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’”, rrëfen Judah, duke perifrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier, transmeton Portali Dukagjini.

Hovenier për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Njohja s’është e mundur tash

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika