Meta është gjobitur të mërkurën vonë me 390 milionë euro, pasi dyshohet për shkeljen e rregullave të BE-së për të dhënat.
Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka thënë se mënyra se si Meta ka kërkuar leje për të përdorur të dhënat e njerëzve për reklama në Facebook dhe Instagram ishte e paligjshme.
Meta, e cila zotëron të dyja platformat, ka tre muaj kohë për të ndryshuar mënyrën se si merr dhe përdor të dhënat për të synuar reklamat, shkruan BBC.
Meta është shprehur se është i zhgënjyer dhe synon të apelojë, duke theksuar se vendimi nuk pengon reklamimin e personalizuar në platformat e tij.
Ndërkaq, aktivistët e privatësisë kanë thënë se Meta duhet t’u japë përdoruesve zgjedhje reale se si përdoren të dhënat e tyre për të synuar reklamat në internet.
Ndryshe, Meta në nëntor të vitit 2022 është gjobitur me 265 milionë euro nga DPC, për shkelje te të dhënave personale të qindar miliona përdoruesve të Facebook-ut të publikuara në internet.