Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar Ukrainës një armëpushim 36-orësh për t’i lejuar njerëzit të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve ortodokse dhe ditën e Krishtlindjeve.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse sugjeroi një armëpushim nga ora 12:00 e së premtes deri në orën 12:00 të së dielës.
Kisha Ortodokse Ruse, e cila përdor kalendarin e lashtë Julian, feston Krishtlindjet më 7 janar – më vonë se kalendari Gregorian – megjithëse disa të krishterë në Ukrainë gjithashtu e shënojnë festën në atë datë.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak e hodhi poshtë thirrjen e Kirill si “një kurth cinike dhe një element propagande”.