Takimi mes Osmanit dhe Peach, Presidenca jep detaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me të dërguarin e posaçëm të MB-së për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si “një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, të cilin e ka uruar për emërimin në Dhomën e Lordëve.

Në takim me Peach, presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

Po ashtu, siç ka njoftuar Presidenca, Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si “një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”.

Ndërkaq, sipas njoftimit për media, Osmani teksa e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend, Lordin Peach, ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

Pamje nga takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Osmani ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mbaj qëndrim unik ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori”, thuhet në njoftim.

Sipas presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika