Një apartament është përfshirë nga flakët në Bogë.
Në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini shihet zjarri që ka kapluar atë objekt.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se zjarrfikësit janë ende në vend të ngjarjes dhe se janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin.
Sipas tij ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
“Rreth orës 20:00 Policia e Kosovës është njoftuar për rastin se është djegur një apartament ngjitur me një hotel. Vetëm dëme materiale ka nuk ka dëme në njerëz, zjarrfikësit janë duke tentuar ende të shuajnë zjarrin. Gjithashtu edhe policia është në vend ngjarje”, ka thënë ai.