Ka ndodhur një tjetër sulm ndaj besimtarëve palestinezë në kompleksinë e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor. Në shpjegimin e sulmeve izraelite, shumica e politikanëve euro-amerikanë, e analistëve dhe komentuesve po theksojnë “tensionet e larta” që vijnë se bashku me bashkimin e tri ngjarjeve kryesore fetare dhe inkuadrimin e Izraelit.
Palestinezët janë mësuar të dëgjojnë këto lloj shpjegimesh, që, në thelb, paraqesin një pamje jo të mirë të një konflikti fetar, që shkaktohet nga ideologjitë islamike, politike dhe fanatizmi, intoleranca dhe urrejtja e tyre ndaj hebrenjve.
Nën këtë superstrukturë të ideologjive izraelite dhe euro-amerikane është realiteti brutal i pushtetit kolonial.
E ngulitur në themelin e shtetit izraelit, duke gjallëruar vazhdimisht veprimet dhe politikat e tij, ideja është që Izraeli si një shtet-komb me shumicë hebreje, duhet të zgjerojë dhe të sigurojë kontrollin suprem sovran mbi tokat e Palestines.
Dhuna izraelite buron nga projekti i modernitetit kolonial dhe atë e përsërit në Palestinë. Sionizmi fillimisht u nxit nga dëshira për të mbrojtur hebrenjtë evropianë nga tmerret e antisemitizmit evropian. Sapo sionizmi mori rrugën e kolonizmit të kolonëve dhe ushtroi dhunë koloniale në Palestinë që nga shekulli i 20-të, vendosja e sovranitetit kolonial të kolonëve u bë vetë shkaku, i cili është domosdoshmërisht suprem në logjikën dhe formën e tij. Ndërsa, në anën tjetër Palestina vazhdon të qëndrojë në rrugën e saj.
Kur ky dehumanizim i palestinezëve shfaqet në mediat kryesore dhe në diskursin publik brenda hapësirave izraelite dhe euro-amerikane, përshtatet në një mënyrë normalizuese. Vitin e kaluar në raportin e “New York Times’, dëshira për shumicën e izraelitëve për të vazhduar rrugën në Gaza përshkruhet si izraelitët, thjesht, duan një “përfundim përfundimtar” për një ‘situatë shumë të pakëndëshme” dhe një “fitore vendimtare kundër Hamasit’.
Edhe kur izraelitët shprehën dëshira gjenocidale kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, kur një izraelit thotë; ‘qeveria duhet të zhdukë Gazen një herë e përgjithmonë’, edhe në atë situatë, edicioni qendror i lajmeve në CBS News, gjeti një mënyrë për t’i pastruar dhe për t’i bërë të paraqitshme këto shprehje të një shtytjeje gjenocidale dhe eliminuese.
Këto rrëfime orientaliste, raciste dhe të dhumshme, janë pjesë e operacionit të dhunës kolonialiste, dhe si të tilla, nuk mund ta zbulojnë atë.