Kardiologu Bajraktari i del në mbrojtje kolegut Shala: Pacienti nëse nuk do të operohej, shanset i kishte zero për të shpëtuar

Kardiologu, Gani Bajraktari

Kardiologu Gani Bajraktari, i ka dalë në mbrojtje kirurgut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kushtrim Shala, i cili u akuzua se nuk e pati përvojën e duhur për ta kryer një operacion ndaj një pacienti i cili edhe vdiq pak orë pas operimit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar kolegu i tij Bajraktari, i cili ka thënë se Shala nuk është fare fajtor për vdekjen e pacientit.

Bajraktari ka thënë se kolegu i tij ka bërë mirë që e ka futur në operacion sepse sipas tij nëse pacienti nuk operohej “shanset i kishte zero për të shpëtuar, e nëse operohej i kishte shanset mbi 50% që të shpëtonte”.

Ai ka thënë se shpeshherë ka raste të ngjashme ku nëse pacienti nuk hyn në operacion 100 për qind vdes, kurse nëse operohet gjasat për ta shpëtuar janë 50 për qind.

 

“Përditë kemi raste të tillë në kardiologji tek pacientët me infarkt akut dhe shok kardiogjen, që nëse NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shansat për të shpëtuar janë rreth 50%. Gjithmonë, personalisht rekomandoj opsionin e dytë, ani pse mosfutja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajsojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se doktori e ka pasur obligim moral e ligjor ta fus pacientin në operacion.

“Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyrë duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq)!
Do të ishte vepër e rëndë penale nëse ai nuk do e fuste në sallë pacientin!!”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se vdekjet pas këti lloji të operimit janë të shpeshta.

“Për fat te keq pacienti paska përfunduar me vdekje disa ore pas operacionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologji edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika