Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten e 6 janarit është takuar me presidentin Bajram Begaj. Në këtë takim, siç njofton Rama, është diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.
Ndërsa këto i ka quajtur misione diplomatike të tyre.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, ky takim erdhi vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mbajti një mbledhje maratonike prej 16 orësh me kabinetin qeveritar.