Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për hedhje të sprejit në një lokal në Gjilan. Si pasojë e hedhjes së sprejit, nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit të Policisë, personat që kërkuar tretman mjekësor kishin vështirësi me frymëmarrje.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Nëntë viktimat janë liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor.
“Trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë viktimat meshkuj kosovarë pasi në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, ka njoftuar Policia.