Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Vitia ka biseduar me ambasadorin gjerman për thellimin e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet edhe se, gjatë takimit, Vitia dhe Rohde kanë ardhur në përfundim të përbashkët që “Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.