Kurti në takim me Lammy-n, falënderon Britaninë për rolin e saj në çlirimin e Kosovës

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, në takim me deputetin britanik, David Lammy, ka theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit në luftimin e akterëve "dashakëqij" që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me deputetin britanik, David Lammy

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sekretarin e shtetit në hije për Çështjet e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, David Lammy.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në bashkëbisedim kujtuan zhvillimet e vitit 1999 dhe rolin vendimtar të Britanisë së Madhe në çlirimin e Kosovës nën drejtimin e laburistëve Tony Blair dhe Robin Cook.

Kryeministri e falënderoi Lammy-n për kontributin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka theksuar progresin në Kosovë, duke përmendur faktin që përkundër krizës botërore me pandeminë COVID-19 dhe krizën energjetike, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Pamje nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me deputetin britanik, David Lammy

 

“Së bashku me përmirësimet në indekset e demokracisë dhe sundimin e ligjit që renditin Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vend ideal për investime për kompanitë nga Britania e Madhe që kërkojnë near-shoring”, ka theksuar kryeministri.

Gjithashtu, në takim Kurti ka veçuar mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe investimet në sektorin energjisë.

Ndërsa Qeveria ka bërë të ditur se Lammy ka ofruar bashkëpunimin e tij, pasi ai ka theksuar nevojën e identifikimit sa më shumë fusha të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të dy vendeve, ashtu që Britania e Madhe të mund të ndihmojë sa më shumë Kosovën.

“Në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë dialogun dhe nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe çështjet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti ka theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë së Madhe në luftimin e akterëve malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika