Kurti: Për një marrëveshje finale me Serbinë, duhet më shumë trysni mbi Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të arritur të një marrëveshje finale me Serbinë, e që përfshinë njohje reciproke në qendër duhet më shumë trysni nga ndërkombëtarët mbi Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se për implementimin e një marrëveshjeje siç ka theksuar presidenti amerikan, Joe Biden, e cila bën normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka njohjen reciproke në qendër duhet më shumë trysni mbi Beogradin.

Kurti tha se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, plan që mbështetet nga Franca, Gjermania, e gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra problemi është në Beograd, ka theksuar Kurti.

“Presidenti amerikan, Joe Biden e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke ne qendër. Për një marrëveshje sic e ka then Biden, ashtu sic e dëshirojmë ne ka nevojë për trysni mbi Beogradin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se Kosova është një shtet normal, e që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit, por ky fakt nuk do të thotë që Kosova ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

Por, Kurti theksoi se ato marrëdhënie duhet të jenë normale.

Ndërkaq, sa i përket pretendimeve të Beogradit se disa shtete kanë çnjohur Kosovën, Kurti tha se kjo është një përpjekje e Serbisë për të dalë nga situata ku ka humbur përkrahjen e shteteve perëndimore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika