Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.
Dy të plagosur në Shtërpcë nga persona të panjohur, njëri 11 vjeç