Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se i dyshuari për plagosje në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ai ka shprehur keqardhjen “më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”.
Ai ka potencuar se Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona janë plagosur.