Zvonimir Stojanoviq, babai i njërit prej dy personave të plagosur në Shtërpcë, ka thënë se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se në vend që të festojë Krishtlindjet, tani ka frikë për jetën e djalit të tij.
Ai shtoi se nuk e di kë të fajsojë rreth këtij rasti, po nuk po shkon kështu.
“Më vjen keq që erdhi deri këtu. Është e vështirë, në vend që të jemi në shtëpi këtë ditë, ne jemi këtu në spital ku jemi të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre. Nuk e di kë të fajësoj. por nuk po shkon kështu, është vërtet e vështirë”, ka thënë Zvonimir, shkruan një medium serb.
Kurti dënon sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë
Zvonimir shtoi se nuk është i informuar për detajet e ngjarjes, se ka marrë një telefonatë vetëm nga klinika në Shtërpcë dhe se nuk ka informacion për arrestimin e autorit.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave, gjithashtu ata kanë bërë të ditur se kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë