Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.
Përmes një postimi, ambasadori Abbott është shprehur i shqetësuar kur ka dëgjuar për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe se mirëpret arrestimin e shpejtë të një të dyshuari.
“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. I uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në Twitter
I was concerned to hear of an assault on two young Kosovo Serbs and welcome the quick arrest of a suspect.
I wish them a speedy recovery. https://t.co/gwiSQnTPV8
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 6, 2023