Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
Përmes një postimi ambasadori Rohde ka dënuar sulmin ndaj dy personave në Shtërpcë dhe ju ka uruar shërim të shpejtë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.
“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të @Kosovo_Police”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në Twitter.
I condemn the attack on two young boys near Strpce today and I wish them a speedy recovery. We welcome the swift reaction of the @Kosovo_Police.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 6, 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona janë plagosur.
“…njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.